Zgjidhen dy anëtarë të KGJK-së, për anëtarin e tretë rishpallet konkursi

Prishtinë | 11 Maj 2022 | 15:28 | Nga Ekonomia Online

Në kuvend është votuar për zgjedhjen e tre anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Nga komuniteti jo shumicë janë zgjedhur Nikolla Kabashiq dhe Adriana Milletiq nga anëtarët jo gjyqësorë në KGJK edhe me votat e Listës Serbe.

Ndërsa për anëtarin tjetër të KGJK-së i cili duhej të jetë nga komunitetet e tjera do të rishpallet konkursi.

Kjo pasi asnjëri nga kandidatët nuk i ka marrë votat e mjaftueshme për tu zgjedhur.

Të ngjashme