Zgjidhet Kryesia e re e LDK-së, Haziri, Quni, Muhaxheri e Mjekiqi – nënkryetarë të rinj

Prishtinë | 20 Mar 2021 | 14:35 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka zgjedhur Kryesinë e re.

Anton Quni, Lutfi Haziri, Gazmend Muhaxheri dhe Shqipe Mjekiqi janë zgjedhur nënkryetarë, raporton Ekonomia Online.

Nënkryetarët e deritanishëm Agim Veliu dhe Haki Rugova i kanë humbur pozitat. Ata nuk janë as pjesë e kryesisë, sikurse, Ismet Beqiri, Arban Abrashi e Skënder Hyseni.

Në takimin e Këshillit të Përgjithshëm, i cili ka zgjatur vetëm rreth 30 minuta, janë zgjedhur dhe Kryesia e sekretari i ri.

Imri Ahmeti, i cili është zgjedhur sekretar, në një deklarim për medie, tha se Këshilli ka miratuar propozimet e kryetarit me shumicë votash. “Vetëm  tri vota kanë qenë kundër këtyre propozimeve, një abstenimin, kurse të gjithë tjerët kanë qenë unanime”.

Ahmeti ka mohuar se në mbledhje është diskutuar nëse do të kenë votë për Osmanin presidente.

Kryesia e re e LDK-së:

Kujtim Shala

Avdullah Hoti

Hykmete Bajrami

Arben Gashi

Armend Zemaj

Sibel Halimi

Doruntinë Maloku

Ekrem Hyseni

Ardian Shala

Xhafer Tahiri

Alban Zogaj

Vlora Dumoshi

Safet Kamberi

Brikenda Kryeziu

Fadil Krasniqi

Sokol Haliti

Teuta Sahatqija

Valon Murtezaj

Besian Mustafa

Lutfi Zharku

Muhamet Hamiti

Faton Bislimi

Rrezarta Krasniqi

Ilir Ferati

Besa Gaxherri

Kryetare e Forumit të Gruas: Lirije Kajtazi

Kryetar i Forumit Rinor: Fidan Rekaliu

Të ngjashme