“Zgjidhja e qëndrueshme për Kosovën, përmes dialogut”

Prishtinë | 13 Mar 2019 | 16:23 | Nga Ekonomia Online

“Sa i përket Kosovës, kemi përsëritur qëndrimin e Spanjës për mosnjohje dhe njëkohësisht vlerësojmë se vetëm përmes dialogut mund të arrihet ne një zgjidhje e qëndrueshme”, tha ministri i Jashtëm spanjoll, Borrell Ministri i Punëve të Jashtme të Spanjës, Josep Borrell, sot në Beograd ka deklaruar se vendi i tij vlerëson se vetëm përmes dialogut mund të arrihet në një zgjidhje të qëndrueshme kompromisi për çështjen e Kosovës, duke përsëritur se Spanja nuk e pranon Kosovën.

“Sa i përket Kosovës, kemi përsëritur qëndrimin e Spanjës për mosnjohjen e Kosovës dhe njëkohësisht vlerësojmë se vetëm përmes dialogut mund të arrihet në një zgjidhje të qëndrueshme kompromisi”, tha Borrell në konferencën e përbashkët për media me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç.

Ai ka thënë se Spanja beson në dialogun si zgjidhje, siç është vërtetuar me rastin e marrëveshjes mes Greqisë dhe Maqedonisë.

Duke komentuar krahasimin e çështjeve të Kosovës dhe Katalonjës, ministri spanjoll tha se këto dy situata nuk kanë asgjë të përbashkët me njëra-tjetrën.

“Ajo çfarë ndodhi në Kosovë nuk ka lidhje me Katalonjën. Krahasimet e këtilla nuk kanë fare rëndësi”, tha Borrell.

Ai shtoi se Spanja mbështet edhe perspektivën evropiane të Serbisë.

“Gjithsesi që mbështesim dëshirën e Serbisë për t’iu bashkangjitur familjes evropiane, për të vazhduar me procesin qasës. Reformat tregojnë se Serbia avancon në këtë sferë dhe Spanja e mbështet që të vazhdojë në këtë drejtim”, tha Borrell.

Kryediplomati spanjoll tha se vizita e tij në Beograd shërben që Spanja të përsërisë përkushtimin e saj për paqe në Ballkan.

Duke folur për bashkëpunimin mes Serbisë dhe Spanjës, shefi i diplomacisë spanjolle vlerësoi se nevojitet shkëmbim më i madh kulturor, ekonomik dhe arsimor mes dy vendeve.

I pyetur për Brexit-in, Borrell tha se Brexit veçse është dashur të vendoset njëherë e përgjithmonë, ndërsa tani Evropa mund vetëm të pret dhe të shohë se çfarë mund të bëjë Parlamenti britanik.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Daçiç, raportet mes dy vendeve i vlerësoi si strategjike, të privilegjuara, miqësore dhe me tendencë të vazhdueshme për përmirësim.

“Dëshiroj që ta falënderoj Spanjën për mbështetjen e fuqishme për integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë dhe se është shumë e rëndësishme që Spanja si një vend i madh, vend anëtar në BE, nuk e ka pranuar aktin e njëanshëm të Prishtinës”, tha Daçiç.

Ai tha se Serbia kundërshton internacionalizimin e çështjes së Katalonjës.

“Nga ana tjetër, Serbia kundërshton procesin e internacionalizimit të çështjes së Katalonjës dhe nuk ka asnjë kontakt me separatistët katalonjas”, tha Daçiç.

Sipas vlerësimeve të tij, Serbia dhe Spanja kanë bashkëpunim shumë të mirë në organizatat ndërkombëtare dhe paralajmëroi se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen./AA

"Zgjidhja e qëndrueshme për Kosovën, përmes dialogut"

"Zgjidhja e qëndrueshme për Kosovën, përmes dialogut" http://v.aa.com.tr/1417127

Posted by Anadolu Agency Shqip on Wednesday, March 13, 2019
h
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme