Zharku dhe Haziri nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi

Prishtinë | 04 Kor 2017 | 14:06 | Nga

Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku dhekryetari i komunëssëGjilanit, Lutfi Haziri nënshkruan memorandum mirëkuptimi, përfinancimin e projekteveinfrastrukturorenëkomunën e Gjilanit.

Qëllimi i këtij Memorandumi është financimi i projekteve infrastrukturore si dhe përcaktimi i obligimeve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe komunës së Gjilanit për asfaltimine disaprojekteve.

MI-ja obligohet të sigurojë mjetet financiare për realizimin e këtyre projekteve, ndërsa Komuna e Gjilanit obligohet të sigurojë kushtet e nevojshme për realizimin e projekteve për operatorët ekonomikë, të kryejë procedurat e tenderimit të projekteve, të caktojë komisionin e vlerësimit, projekt-menaxherin, si dhe komisionin për inspektimin final të punimeve, në të cilin do të marrë pjesë një anëtar i MI-së.

Komuna obligohet që të sigurojë kushtet e nevojshme, që projektet të realizohen pa pengesa brenda afatit të caktuar, në përputhje me ndarjet buxhetore dhe me kualitet të lartë.

Po ashtu, Komuna është e obliguar të njoftojë MI-në për rrjedhat e realizimit të projekteve, të kryejë çdo lloj shpronësimi të nevojshëm për zbatimin e këtyre projekteve, përfshirë procedurat e kompensimit në bashkëpunim me Ministrinë e Ambinetit dhe Planifikimit Hapsinorë dhe Ministrinë e Financave dhe të hartojë projektet për çdo investim infrastrukturor, i cili kryhet sipas këtij Memorandumi.

Duke u bazuarnëmarrëveshjennëfjalë, Ministria e Infrastrukturës do tëfinanciojëkëtoprojektenëvlerëprej1 milionë e 380 mijë euro.

????????????????????????????????????
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme