Zharku: Drejtësia më hyri në hak

Prishtinë | 09 Pri 2021 | 21:16 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryetarit të komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku, i është refuzuar ankesa rreth pretendimeve për hedhje të aktakuzes, nga ana e Kolegjit të gjyqtarëve të Gjykatës së Apeklit.

Mirëpo, në paragrafin arsyetues të këtij vendimi është përfshirë një rast tjetër që nuk ka të bëjë me çështjen e Zharkut.

Aty thuhet se është hedhur poshtë pretendimi i prokurorit se e dëmtuara është për tretman në QKUK, ngase e njejta ka lindur e është nënë e një vajze, kështu duke përfshirë detaje të një rasti tjetër në refuzimin e ankesës së Zharkut.

Ish-kreu i komunës në Klan Kosova, deklaroi se gabime të tilla nuk duhet të lejohen në asnjë mënyrë dhe sipas tij e gjithë kjo është e porositur.

Ndërkaq, në përgjigjjen e Gjykatës së Apelit, thuhet se kemi të bëjmë me një gabim teknik, e i cili nuk ka ndikuar që të humbet legjitimiteti i vendimit.

Sipas Zharkut, nëse dyshimet mbi të për keqpërdorim të detyrës në rastin kur është dhënë leje për ndërtim në pronë të komunës do të kishin bazë, hetime do të duhej të kishte edhe për akterë të tjerë komunal të asaj kohe, ngase sipas tij vendimi është aprovuar në asamblenë komunale.

Zharku, tutje përmendi grevën që kishte nisur në kohën kur ishte në paraburgim, ku tha se i është servuar bukë e mykur.

Të ngjashme