Zharku: Ndarja e mjeteve shtesë për Bechtel Enkan s’ka bazë ligjore

Prishtinë | 05 Kor 2018 | 13:13 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, tha se qeveria edhe Bechtel Enka kanë hyrë në marrëveshje me dijeni të vështirësive që mund të ketë realizimi i saj.

“Ndarja e mjeteve shtesë për 53 milionë euro për kompaninë Bechtel Enka nuk ka bazë ligjore. Edhe qeveria edhe Bechtel Enka kanë hyrë në një marrëveshje që e kanë ditur paraprakisht që mund të ketë vështirësi në realizimin e saj. Pra Qeveria e Kosovës ka hyrë në një kontratë duke e ditur që nuk i ka të gjitha fondet. Mirëpo edhe Bechtel Enka ka hyrë pikërisht me dije që nuk i ka të gjitha fondet”.

“Pas takimeve të shumta me të gjitha subjektet e përfshira, “Hill International” ka shtyrë punimet. Bechtel Enka e ka keqpërdorë besimin, sepse me vetëdije ka hyrë me një kontratë ku është ditur që njëra palë do të dështojë. Ata e dinë që përmes keqpërdorimit të së drejtës nuk kanë hyrë në arbitrazh, sepse do të dilnin të humbur”.

Sipas Zharkut, zgjatja e kontratës së Bechtel Enkas nga ministri Lekaj i ka hapur rrugë kësaj kompanie për t’i kërkuar këto mjete, raporton Ekonomia Online.

“Gjithë qytetarët e Kosovës janë dëshmitarë që punët nuk janë kryer. Komiteti ndërministror nuk ka pranuar asnjë faturë, as nga ministria e Infrastrukturës, as nga Bechtel Enka, e as nga “Hill International” që ka ndonjë borxh të papaguar”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme