Zhbllokimi i llogarive, Balaj falënderon ata që morën pjesë në protestën e PTK-së

Prishtinë | 17 Nën 2020 | 15:23 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Federatës Sindikale të PTK-së, Lamih Balaj ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në protestën e djeshme para Qeverisë, ku kërkuan zhbllokimin e llogarive, përcjell Ekonomia Online.

Ndërsa, disa orë pas përfundimit të protestës, Dardafoni dhe Telekomi arritën marrëveshjen për zhbllokimin e xhirollogarive të punëtorëve të PTK-së.

Statusi i plotë i Balajt:

Të nderuar kolegë/e

Ju falenderojë secilin pjesëmarrës në protesten dhe greven, që Ne së bashku organizuam për mbrojtjen e Kompanisë tonë, pagave dhe vendeve të punës. Faleminderit!

Një falenderim të veçantë shkon për Policinë e Kosovës, që treguan mirëkuptim gjatë protestës.

Gjithëashtu, i falenderojë të gjithë akterët që kontribuan në një “zgjidhje”, që për Neve si FSP-PTK borgjin ndaj ish-Zmobile NUK e njohim dhe NUK do tê njohim asnjëhere!

Për çdo zhvillim rreth dhe për Telekomin, do t’ju mbajë të informuar!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme