Zhgënjen agjenda e BE’së: Nuk përmendet liberalizimi i i vizave për Kosovën

Prishtinë | 21 Qer 2022 | 15:35 | Nga Ekonomia Online

Agjenda e Samitit të përfolur të BE’së po del të jetë zhgënjyese për Kosovën, anipse u përmend liberalizimi i vizave që do ishte në rend dite, por nga përditësimi i fundit nuk figuron askund kjo pikë diskutimi, shkruan Gazeta Metro.

Në faqen zyrtare të Këshillit të Evropës përmenden pikat që do diskutohen, por  nuk figuron liberalizimi i vizave. Kjo duke e bërë çështjen e situtën edhe më zhgënjyese për Kosovën, pasi pritshmëritë ishin të mëdha.

‘’Liderët e BE’së dhe të Ballkanit Perëndimor do takohen mëngjesin e 23 qershorit sipas agjendës së publikuar nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel. Takimi do të diskutojë progresin e Integrimit Evropian dhe sfidat që rrjedhin nga agresioni rus në Ukrainë. Theksohet në agjendën se nga liderët e BE’së pritet që të diskutohet për aplikimet për anëtarësim nga Ukraina, Republika e Moldavisë dhe Gjeorgjia’, thuhet në agjendën e BE’së.

Derisa përmenden zgjerimi i BE’së, çështjet ekonomike, konferenca për të ardhmen e Evropës, askund nuk është cekur liberalizimi i vizave për Kosovën.

AGJENDA E PLOTË

E në rend dite të këtij samiti nuk do jetë as hapja e bisedimeve për integrim evropian i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Kujtojmë se edhe i dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, pati thënë se liberalizimi i vizave do vijë shumë shpejt por nuk mund ta përmend datën.

Ndërsa shpresat u patën zgjuar edhe te politikanët e shtetit, të cilët madje bënin edhe ‘’plane’’ se nga kur pritej që qytetarët e Kosovës të udhëtonin lirshëm.

Të ngjashme