Zhvillime dramatike – avokatë nga e gjithë Evropa akreditohen nga Specialja para aktakuzave

Prishtinë | 15 Tet 2019 | 19:22 | Nga Ekonomia Online

Zhvillime tejet dramatike janë paralajmëruar nga Gjykata Speciale e Hagës gjatë këtij muaji dhe muajit të ardhshëm.

Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, tha se mbi 20 persona janë ftuar vetëm këto dy ditë nga prokurorët e Specializuar të Hagës, shkruan lajmi.net.

Madje, ka paralajmëruar edhe arrestime e ngritje të aktakuzave gjatë muajit të ardhshëm.

Dyshimet e Gucatit mund të përforcohen edhe në faktin se Specialja e ka publikuar listën e plotë të avokatëve të akredituar të viktimave dhe të akuzuarve në proceset gjyqësore.

Lista përmban rreth 164 emra të avokatëve nga Kosova, Serbia, Malajzia, Holanda, Ukraina, SHBA-të, Italia, Sllovenia, Zelanda e Re e Hungaria.

Kujtojmë, se Specialja në korrik intervistoi edhe ish-kryeministrin Ramush Haradinaj.

Ai u intervistua në cilësinë e të dyshuarit, teksa zgjodhi të mbrohej në heshtje.

Në këtë formë u mbrojtën edhe të intervistuarit e tjerë të profilit të lartë.

Të ngjashme