Zmbrapsje nga planet për transformim të FSK-së me ligj

Prishtinë | 29 Nën 2017 | 08:11 | Nga

Zyrtarët e Kosovës janë zmbrapsur nga plani për transformimin e Forcës së Sigurisë të Kosovës në Forcë të Armatosur përmes miratimit të një ligji, shkruan sot Koha Ditore.

Në takimet e së martës mes zyrtarëve më të lartë kosovarë dhe zëvendësndihmëssekretares së mbrojtjes së ShBA-së, Laura Cooper, përkrahje e gjerë i është dhënë idesë që transformimi i FSK-së në FAK të bëhet me ndryshimin e Kushtetutës, dhe me pajtimin e pakicave.

Siç bëhet e ditur përmes një njoftimi të lëshuar nga Qeveria e Kosovës, në takim me zyrtaren e lartë nga Pentagoni, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka theksuar se Qeveria e Kosovës po bën përpjekje që transformimi i FSK-së në FAK të bëhet “brenda kuadrit kushtetues të vendit, në bashkëpunim ndërinstitucional dhe me komunitetet”, dhe ka shtuar se ky proces do të bëhet në koordinim të ngushtë me SHBA-në.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme