Zogaj: Do të arrestoheshin protestuesit po të ishin të partive tjera

Prishtinë | 12 Maj 2020 | 19:44 | Nga Ekonomia Online

Analist politik, Petrit Zogaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se protestuesit e sotëm po të ishin të partive tjera do të përballeshin me masa tjera më rigoroze.

Thotë se ministri në detyrë do t’i hetonte nëse e kanë respektuar kohën e daljes.

Zogaj thotë se këta protestues janë përkrahës të VV-së, e kjo parti është në pushtet, ndërkaq, Sveçla thotë se është ministër e rrjedhimisht, këta kanë të drejtë të shkelin ligjin.

Statusi i plotë i tij:

Sikur keta protestues te ishin nga LDK/PDK dhe LV te ishte ne pushtet, ne situaten ku jemi, pra pandemia dhe kufizimet e levizjes, Xhelali si MPB, kishte me i hetu secilin pjesemarres ne kete proteste, me i pa numrat e tyre dhe a e kane respektu kohen e daljes sipas orareve. Por, ja qe nuk eshte kjo situata. Keta protestues jane perkrahes te LV, e LV eshte ne pushtet, Xhelali eshte minister, rrjedhimisht, keta kane te drejte te shkelin ligjin. Ky eshte standard 🙈

Sikur keta protestues te ishin nga LDK/PDK dhe LV te ishte ne pushtet, ne situaten ku jemi, pra pandemia dhe kufizimet e…

Gepostet von Petrit Zogaj am Dienstag, 12. Mai 2020

Të ngjashme