Zogaj: Kjo është çmenduri, mbi 130 mije vaksina skadojnë në duart e valltarit Vitia

Prishtinë | 02 Sht 2021 | 17:40 | Nga Ekonomia Online

Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook pas lajmit se mbi 130 mijë vaksina Astra Zeneca kanë skaduar.

Zogaj thotë se kjo është çmenduri kur një botë e tërë është në garë për të siguruar vaksina.

“Kjo mbi te gjitha eshte nje cmenduri. E sikur te mos mjaftonte kjo, kjo qeveri e partia e saj, nuk heziton qe fajin per kete megaskandal tenton me ia hedhe opozites apo emrave te pervecem’ shkruan Zogaj në Facebook.

Reagimi i plotë:

Mbi 130 mije vaksina, te dhuruara kane skadu ne duart e valltarit Vitia.

Nje bote e tere ishte e eshte ne gare per te siguruar vaksina per qytetaret e vet, e Kosova e varfur nuk e ka problemi me te vogel me i hedh posht nje numer kaq te madhe te tyre.

Kjo mbi te gjitha eshte nje cmenduri. E sikur te mos mjaftonte kjo, kjo qeveri e partia e saj, nuk heziton qe fajin per kete megaskandal tenton me ia hedhe opozites apo emrave te pervecem.

Të ngjashme