Zogaj: Nënshkrimin e dhashë për seancë plenare, jo të jashtëzakonshme për Deharin

Prishtinë | 15 Nën 2016 | 14:27 | Nga

Deputeti i PDK-së, Bislim Zogaj pasi fillimisht kishte nënshkruar kërkesën e Grupit Parlamentar të PDK-së për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për tu diskutuar vdekja në paraburgim e aktivistit Astrit Dehari, ka njoftuar se ka tërhequr firmën e tij. Ai ka dhënë edhe arsyet, se përse ndërroi mendje.

Deputeti Zogaj, në letrën e tij drejtuar Kryesisë së Kuvendit ka thënë se preferon që paraprakisht të priten rezultatet e hetimit nga autoritetet kosovare për vdekjen e Deharit.

Ai madje thotë se nënshkrimin e dha për një seancë plenare, por që u përdor për një të jashtëzakonshme.

“Deklaroj se me datë 12. 11. 2016 kam firmosur kërkesën e Grupit Parlametnar të VV-së, për mbajtjen e një Seance Plenare për sqarim lidhur me rastin. Mirëpo ju njoftojë se firma ime është përdorë për një Seancë të Jashtëzakonshme për të cilën nuk jam i gatshëm, preferoj që paraprakisht të priten rezultatet e hetimit nga institucionet përkatëse”, thuhet në deklaratën e deputetit Bislim Zogaj.

Tërheqja e nënshkrimit të deputetit të PDK-së, rezultoi me dështim të thirrjes së një seance të tillë për Astrit Deharin, e iniciuar nga GP i VV-së. (GazetaExpress)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme