Zogaj: S’ka asgjë më naive sesa të thuash e morëm pushtetit për ta çliru vendin nga korrupsioni

Prishtinë | 13 Pri 2021 | 20:43 | Nga Ekonomia Online

Ish drejtori i Organizatës “FOL”, Petrit Zogaj ka reaguar për paraqitjen dhe fjalimin e Donika Gërvallës në Këshillin e Sigurimit.

Ai thënë se nuk ka asgjë më naive sesa te thuash para diplomatëve e shteteve që kanë histori në qeverisje, që ‘’ne e morëm pushtetit për ta cliru vendin nga korrupsioni.”

Zogaj u shpreh se kur këtë e thua në këto forume ndërkombetare, ata që të dëgjojnë të përshkruajnë si politikan/e naive.

Postimi i plotë:

Nuk ka kurgjo ma naive sesa te thuash para diplomateve e shteteve qe kane histori ne qeverisje, qe ‘’ne e morem pushtetit per ta cliru vendin nga korrupsioni.” Demek, kur kete e thua ne keto forume nderkombetare, ata/o qe te degjojne te pershkruajne si politikan/e naive, sepse po e demton vendin tend, dhe njekohesisht si politikan/e demagoge aepse e dijne qe kete po e ben vetem dhe vetem per hire te pushtetit. Mirepo, as per kete s’po befasohemi.

Të ngjashme