Zogaj: Të shkarkohet Rakiqi, ministri i Kurtit po shpall luftë

Prishtinë | 13 Tet 2021 | 19:52 | Nga Ekonomia Online

Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj tha se Qeveria Kurti duhet ta shkarkojë ministrin serb në Kosovë, Goran Rakiq.

Zogaj tha se Rakiq hapur po kërkon ndërhyrjen e Serbisë në Kosovë, për të cilin thotë se kjo është shpallje lufte nga një ministër i Qeverisë Kurti.

“Me gjithë ngjyrimin elektoral, aksioni i sotëm po shihet qartë që e ka pasë mbështetjen e NATO-se, dmth të ShBA-ve. Vendimin tjetër që Qeveria Kurti ishte dashtë me e marrë tash është shkarkimin e ministrit Rakiqit, i cili hapur po kërkon nga Serbia me ndërhy në Kosovë. Kjo është shpallje lufte nga një ministër i Qeverise Kurti”, shkroi Zogaj.

Ndryshe, një zyrtar i NATO- ka thënë se “Policia e Kosovës është duke kryer një operacion të zbatimit të ligjit përgjatë Kosovës” dhe se “misioni i KFOR-it, i udhëhequr nga NATO-ja është në komunikim të pandërprerë me të gjitha institucionet relevante në Kosovë dhe me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare”.

Të ngjashme