Zogiani: Abdixhiku s’ka pasur informacion sa ishte ministër i Infrastrukturës

Prishtinë | 07 Jan 2022 | 18:00 | Nga Ekonomia Online

Ish-zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Mjedisit, Avni Zogiani ka folur për raportet me ish-ministrin Lumir Abdixhiku.

Zogiani në emisionin “Frontal” me Arsim Lanin në T7, ka thënë se me Abdixhikun kanë pasur bashkëpunim të mirë.

Ai tha se bashkë kanë nisur disa procese në ministri por se nuk u doli koha për shkak të rënies së Qeverisë Kurti I.

“Bashkëpunimi ka qenë shumë i mirë, por nuk premtoi koha. Janë procese shumë të ngadalshme. nuk është e lehtë e para me e përcaktu një objekt që është dashur të bëhet Komisioni, pastaj të gjendjen ekspertët, referencat ligjore. Nuk është punë e lehtë. Është proces i ngadalshëm dhe shumë zinxhiri institucional për me u bë një veprim i tillë. Ka qenë vullneti për me bë diçka”, ka thënë ai.

Më tutje, ai tha se qasja e tij dhe e Abdixhikut ka qenë ndryshe. Ai pohoi se Abdixhiku në raste të ndryshme ka pasur rezerva për nisjen e disa proceseve.

“Qasja ka ndryshuar. Lumiri nuk e ka pasur të njëjtën qasje si e kam pasur unë. Ka pasur rezerva më shumë në nisjen e këtyre rezervave. Unë mendoj që ka pasur më shumë mungesë informacioni. Nuk e di se si ka funksionuar LDK në atë kohë por mendoj që më shumë ka pasur mungesë informacioni se diçka tjetër sepse unë kisha informata edhe para se me hy në ministri se çfarë ka ndodhur. Unë nuk e kisha problem që me hy në një drejtim sepse e dija se carë ka. Ky ka qenë i fushave tjera. Lumiri ka qenë i fushave tjera dhe po mendoj që nuk ka pasur informacione mjaftueshëm”, ka thënë ai.

Të ngjashme