Zv.kryeministri i Kosovës në Pentagon, kundër transformimit të FSK-së në ushtri

Prishtinë | 08 Shk 2018 | 08:12 | Nga

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Dalibor Jevtiq, është shprehur kundër transformimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës në ushtri, gjatë vizitës së tij në Ministrinë amerikane të Mbrojtjes – Pentagon, shkruan sot Koha Ditore.

Jevtiq, i cili në Qeverinë e Kosovës udhëheq edhe Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, është takuar të mërkurën me asistentin e sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-së, Laura Cooper, me të cilën ka folur për zhvillimet në Kosovë, raporton agjencia shtetërore serbe e lajmeve, Tanjug, shkruan sot Koha Ditore .

Sipas Tanjugut, në takim me Cooperin, Jevtiq ka folur edhe për “sfidat që ndërlidhen me nisjen e punës së Gjykatës Speciale për krime të luftës”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme