Rakiq e ambasadori norvegjez Grondahl pajtohen se beteja me Covidin ende s’ka përfunduar

Prishtinë | 29 Qer 2020 | 14:49 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Pushtetit Lokal, Goran Rakiq, u takua sot me ambasadorin norvegjez në Kosovë, Jens Erik Grondahl.

Siç thuhet në njoftimin për media, ata me këtë rast biseduan rreth koordinimit të aktiviteteve dhe të gjitha me qëllim të krijimit të një menaxhimi më efikas në komuna. Gjithashtu, u theksuan prioritetet në punën e ministrisë në lidhje me përfaqësimin transparent dhe demokratik të qytetarëve, si dhe ngritjen e cilësisë së ofrimit të shërbimeve publike.

Bashkëbiseduesit ranë dakord që beteja me Covid-in ende nuk ka përfunduar dhe u bënë thirrje të gjitha autoriteteve komunale që në përputhje me aftësitë dhe kapacitetet e tyre t’u ofrojnë vëmendje dhe mbështetje shtesë grupeve të cenueshme dhe të margjinalizuara, thuhet në njoftim.

Të ngjashme