Stojanoviq e konfirmon se nuk komunikon me Mustafën

Prishtinë | 03 Nën 2016 | 12:51 | Nga

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Branimir Stojanoviq, ka thënë se nuk e kontakton asnjë herë shefin e tij në Qeveri, Isa Mustafën lidhur me atë se nëse Lista Serbe do t`i kthehet punës së rregullt në institucione.

Stojanoviqi, gjatë një vizite që i ka bërë fshatit Kufcë në Novobërds ka thënë se do të vazhdojë lobimin e tij kundër Ligjit për Trepçën, që sipas tij është i padrejtë dhe joligjor.

I pyetur nga gazetarët, ai e ka lënë të hapur mundësinë që Lista Serbe të largohet krejtësisht nga institucionet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme