Zv.kryeministrja Rexhepi kërkon nga Prokuroria të hetojë rastet e dhunës ndaj komuniteteve

Prishtinë | 25 Nën 2021 | 12:21 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi kanë mbajtur konferencë për medie, raporton Ekonomia Online.

Rexhepi me këtë rast foli për rastet e dhunës ndaj komuniteteve në Gjakovë e Prizren. Sipas saj, kryesit e këtyre veprave duhet që të dënohet, për çka ftoi Prokurorinë ta hetojë rastin.

Madje ajo ka apeluar te prindërit që t’i edukojnë fëmijët e tyre që mos të diskriminojnë pjesëtarët e komuniteteve, ngase sipas saj, nuk duhet gjykuar në bazë të pamjes së jashtme.

“Të gjithë kemi dhënë propozime se gjykojmë secilin lloj të diskriminimit. Në Prizren dhe Gjakovë ku ka ndodhur rasti presim nga Prokuroria a do të iniciohet padi. Do të shohim çka do të ndërmarrë avokati dhe do ta përcjellim këtë proces me vëmendje”.

“Në këtë situatë jemi të gjithë solidarë dhe apelojë te popullata të edukojnë fëmijët e tyre gjë që është shqetësim sepse paraqet konflikt. Nuk duhet ta gjykoni dikë si duket. Do t’i dënojmë kryesit e veprave të tilla”.

Ndërsa, ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi theksoi se janë të brengosur me rastet e dhunës kohët e fundit ndaj komuniteteve, raporton EO. Ai ka bërë apel që të gjitha të raportojnë dhunën.

“Rasti në Gjakovë është se është jep jehonë e madhe. Është për t’u vlerësuar edhe reagimi i Shoqatës së Gastronomëve. Si Qeveria jemi të angazhuar të punojmë në këtë drejtim”.

“Legjislacioni ekziston, por duhet të shihet funksionimi i tyre dhe mundësinë e krijimit të instrumenteve shtesë për raportimin e rasteve të tilla ku qytetarët mund të raportojnë sa i përket diskriminimit”.

“Tash e kemi edhe Ligjin për të drejtat e konsumatorit dhe të shohim a ka vend për inspektorë që të jetë e gatshme për shqiptimi  e gjobave”.

Konferenca u mbajt pasi kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë hapjen e fushatës globale 16 Ditë të aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore ndaj grave dhe vajzave.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme