Zv.ministri i PDK-së: Mustafa e Kurti si vëllezër siamezë – të dytë janë komunista

Prishtinë | 15 Gus 2019 | 23:06 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministri i Inovacionit dhe Ndërrmarrësisë nga radhët e PDK-së, Bujar Cakolli, i ka quajtur Isa Mustafën dhe Albin Kurtin si dy komunistë të përbetuar.

Cakolli ka thënë se Isa Mustafa është një komunistë i përbetuar, ndërsa Albin Kurti është idealist tipik komunist që është në proces të konvertimit në demokrat.

Statusi i plotë:

Siamezët e politikës kosovare, Isa e Albini!

Ka shumë analist e opinionist, madje edhe vetë kam menduar se është e pa mundur një koalicion mes vv dhe ldk apo Isa-Albin. Kjo për faktin se këto dy parti pretendojnë se kanë ide dhe koncepte diametralisht të kundërta.

Mirëpo, me pak kujtes për të kaluarën mund të konstatojmë se kemi të bëjmë me dy figura tipiki si vëllezer siamez: Isa dikur komunist i përbetuar, dhe i shëndërruar brenda nate në demokrat, dhe Albini një idealist tipik komunist, që procesi i konvertimit në demokrat disi po i zhagitet.

Këto dy profile sa here qe takohen, kanë për çfar të flasin dhe mësojnë nga njëri tjetri, sidomos Albini i cili ka nevoj për këshillat e Isës se si të bëhesh demokrat në letra sepse në vepra gati gati asnjëherë.

Albini është “vëllai siamez” i Isa Mustafë, jo sepse kështu themi ne, por sepse kështu flasin faktet.

Të ngjashme