Zv.ministri Thaçi takon përfaqësuesit e Klubit Evropian të Bizneseve në Kroaci

Prishtinë | 12 Pri 2018 | 12:28 | Nga

Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Faton Thaçi, po qëndron në një vizitë zyrtare në Zagreb të Kroacisë, ku pritet të ketë takime të shumta me përfaqësues institucional.

Zëvendësministri Thaçi sot ka pasur një takim bilateral me përfaqësuesit e Klubit Evropian të Bizneseve, Branko Drugomir dhe Ante Luqiq.

Thaçi diskutoi gjerësisht për krijimin e hapësirave të investimeve të huaja e në veçanti të investitorëve kroat duke theksuar këtu fuqizimin e ligjit për investime strategjike.

Po ashtu u shfaqën ide për investime konkrete në industrinë e drurit, energji dhe transport hekurudhor urban përmes tramvajit.

Delegacioni i Qeverise së Kosovës ishte nën përcjelljen dhe mbështetjen e ambasadorit Gëzim Kasapolli.

Përfaqësuesit e Klubit të Bizneseve në Kroaci shprehen pikëpamjet e tyre dhe gatishmërinë për sjelljen e projekteve konkrete në Republikën e Kosovës.

Ata gjithashtu shprehen kënaqësinë për krijimin e mundësive të reja dhe mbështetjen e Qeverisë së Kosovës në veçanti Ligjit për Investime Strategjike.

Bashkërisht u dakorduam që të intensifikohen kontaktet dhe takimet e ndërsjella për arritjen e objektivave te përbashkëta.

Zv.Ministri Faton Thaçi do të ketë takime intensive me homologet sipas agjendës se përcaktuar.​

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme