Zv/ministrja e Drejtësisë s’tregon nëse e denoncoi prokurorin që arsyetoi dhunën në familje

Prishtinë | 19 Jan 2022 | 08:26 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala, e ka quajtur “çështje fenomeni” faktin që një prokuror në Kosovë në një rast i ka thënë se “nëse një burrë e rrah dikë një herë, s’do të thotë se e bën edhe për herën e dytë”.

Në emisionin “Tempus” ajo s’ka pranuar të tregojë se a e ka denoncuar atë prokuror.

“Jemi përballur me situatë ku vendimet ndëshkuese kanë qenë të pakta, hetimet e limituara e raportimet janë mbyllur, e s’i kanë pranuar duke i nxitur gratë të mos e raportojnë dhunën. Më mirë ktheu te burri, ‘se të rreh një herë s’do të thotë se të rreh dy herë’. S’po e them unë këtë. Ma ka thënë një prokuror një gjë të tillë”, ka thënë ajo.

E pyetur se a e ka denoncuar këtë rast, Shala ka thënë se kjo është “arsyeja përse po ndërmerret një proces i rëndësishëm si vetingu”.

“Është çështje mentaliteti”, ka vazhduar ajo duke komentuar një studim të Rrjetit të Grave, në të cilin ka dalë se 57 për qind e grave kanë pranuar se kanë qenë të subjektivizuara ndaj dhunës.

Ajo ka thënë se në Kosovë duhet të punohet në sensibilizim të përgjithshëm

Të ngjashme