Zv.shefja e BE-së: Agjenda digjitale dhe e gjelbër janë në fokusin tonë, do t’i mbështesim të rinjtë

Prizren | 11 Maj 2022 | 16:27 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në vazhdën e takimeve për nder të Javës së Evropës, të mërkurën, Annacarin Platon, zëvendës shefe e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ka qëndruar në Prizren, me ç’rast ka takuar të rinjtë e këtij qyteti, raporton Ekonomia Online.

Temë diskutimi ishte mundësia e të rinjve në Kosovë, e ardhmja e gjelbër, transformimi digjital e shumë tema tjera. Ajo ka shtuar se të rinjtë e Kosovës kanë potencial për të ardhmen, duke siguruar mbështetejn e BE-së për ta.

“Ne jemi këtu sot sepse ne kemi ekstra fokus në rinin këtë vit dhe unë mendoj se rinia është e rëndësisë së veçantë për Kosovën. Kosova ka popullsi të re dhe unë besoj se rinia është çelësi i zhvillimit të Kosovës në të ardhmen. Ne gjithashtu, këtë vit në fokus kemi agjendën digjitale dhe të gjelbër në Kosovë, specifikisht tranzicionin energjetik në energji të gjelbër. Ne besojmë se kjo është një çështje e rëndësishme globalisht, por edhe në Kosovë, sepse e gjitha kjo është për të ardhmen e globit dhe siç e dini është një angazhim i madh i Evropës për të rinjtë, kur vie çështja tek ndryshimet klimatike në Evropë, gjë që shihet si një nga prioritete sepse pa tranzicion të gjelbër, ne nuk kemi të ardhme dhe kjo është pasi e rëndësisë së veçante për ju si të rijnë”, tha ajo.

Më tej ajo ka theksuar se zyra e BE-së përmes fushatave të ndryshme vendos theks të veçant në temat që ndërlidhen me agjendën e gjelbër, transformimit digjital dhe fuqizimin e rinisë. 

“Ne jemi këtu, po ashtu për t’i dëgjuar idetë e juaja, çfarë mund të bëjmë ne dhe çfarë mund të bëni ju, dhe si i perceptoni ju këto sfida të mëdha. Prandaj, erdhi digjitalizimi i ICT”.

Platon, ka folur edhe për potencialin që ndërmarrjet e Kosovës kanë në digjitalizm dhe agjendën e gjelbër. 

“Dje ne e kemi pasur një ngjarje në Shtëpinë e Evropës në Prishtinë dhe i kemi takuar disa studentë nga fusha të ndryshme me ndërmarrjet e TIK-ut.  Kështu ne jemi duke diskutuar me kompani të cilat kanë potencial në sektorin e ICT-së në Kosovë. Ato ndërmarrje janë shumë pozitive në sensin e konkurrencës dhe potencialit të avantazheve që i kanë, kjo është diçka ndriçuese do të thoja. Ishte një eksperiencë shumë e mirë dhe diskutimi që patëm për të parë optimizmin e tyre”.

“Kam qenë në disa punëtori për ambientin dhe çështjet që lidhen me të. Por, unë mundohem që ta kryej edhe pjesën time sa i përket ambientit – nuk përdor plastikën, ricikloj si dhe punoj gjëra të ndryshme nga mbetjet”.

Nga ana tjetër nga pjesëmarrësit e ri dhe përfaqësuesit e ojq-ve rinore ngjarja u vlerësua si shumë e duhur dhe ata shprehën kërkesën që ngjarjet e tilla nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë të mbahen më shpesh në Prizren po edhe në rajone tjera të Kosovë.

Diamant Ukshini njëri nga të rinjtë pjesëmarrës, tha se sesionet joformale kontribuojnë në fushën e mjedisit. Ai tha se i takojnë komunitetit që janë në mbrojtje të tokës.

“Për OJQ-në e cila është grupet e fëmijëve për të drejtat tona, që është respektimi i të drejtave tona, është në nivel kombëtar të Kosovës. Ne kemi një fushatë që mendon për tokën dhe ne jemi komiteti i mjedisit, kështu që jemi organizuar. Ne patëm sesione joformale të linjës dhe kemi kampe të ndryshme dhe rrisim fëmijët dhe të rinjtë në mënyrë që mjedisi të jetë më mbrojtës”.

E Egzona Rrahmani përmendi aktivitetin që po e bëjnë të rinjtë e Prizrenit. Tha se këtë vit kanë hapur thirrje për tu bërë pjesë e këtij rrjeti.

“Një nga ambasadorët e rinj është Diamanti i cili është nga Prizreni, kështu që ne besojmë se kjo është mënyra më e mirë për t’u shkëputur dhe për të mos pasur të gjitha aktivitetet në Prishtinë, siç kemi diskutuar më herët dhe gjithashtu kemi bashkëpunuar me njerëz nga rajoni. Këtë qershor kemi thirrje të hapur për dhjetë ambasadorë të rinj nga Kosova për t’u bashkuar dhe për të qenë mundësia e madhe siç njihni rininë për shembull ju dhe kush është interesant të na bashkohet për të aplikuar dhe për t’u bërë pjesë e këtij rrjeti. janë të hapura për të bashkëpunuar me të gjithë ju”, tha ai.

Të ngjashme