Zvicra dëbon kosovarin delikuent pas vuajtjes së dënimit

Prishtinë | 06 Nën 2017 | 13:59 | Nga

Të gjitha mjetet juridike që kosovari ka përdorur kundër këtij vendimi qenë hedhur poshtë.

Kantoni i Bernës ka dëbuar në Kosovë një shtetas kosovar të penalizuar, pasi që ky ka vuajtur dënimin për veprat e kryera penale në Zvicër. Personit në fjalë, qysh në vitin 2005 i ishte hequr statusi i qëndrimit të përkohshëm (Viza F) për shkak të delikteve të rënda që kishte kryer.
Po ashtu në atë kohë ishte vendosur që ai, pas vuajtjes së dënimit të dëbohej në Kosovë. Të gjitha mjetet juridike që kosovari ka përdorur kundër këtij vendimi qenë hedhur poshtë, njofton sot Drejtoria për Polici dhe Ushtri e Bernës (POM), shkruan sda.ch. Si përfundim, ai është detyruar ta lëshojë Zvicrën, transmeton albinfo.ch.

Procesi i dëbimit ka rrjedhur pa probleme, njofton POM. Ndërkaq, ndaj tij është marrë edhe një vendim për ndalimin e hyrjes në Zvicër për kohë të pacaktuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme