Zyra e Auditimit: Kemi përfunduar të gjitha auditimet për pasqyrat financiare vjetore

Prishtinë | 20 Gus 2020 | 13:28 | Nga Ekonomia Online

Zyra Kombëtare e Auditimit njofton se ka përfunduar procesin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore për vitin 2019.

Sipas ZKA-së, procesi ka qenë sfidues për shkak të ndikimit të pandemisë COVID-19.

“Zyra Kombëtare e Auditimit ka përfunduar Raportin Vjetor të Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Buxhetit të Kosovës për vitin 2019 dhe kështu është përmbyllur me sukses të plotë viti i auditimit. Përveç performancës financiare të Qeverisë, raportet tona kanë ofruar informata shtesë edhe për fushat tjera që kanë të bëjnë me afarizmin e ndërmarrjeve publike, performancën e shpenzimeve të fondeve publike (ekonomizimi, efektiviteti dhe efikasiteti), si dhe zbatimin e procesit të prokurimit e raportimit financiar”, thuhet në njoftimin e ZKA-së.

Gjatë vitit raportues, ZKA thotë se janë audituar 95 organizata buxhetore me një buxhet të përgjithshëm rreth 2.5 miliardë, 14 ndërmarrje publike kryesisht në fushën e telekomunikimit, furnizimit me ujë dhe trajtimit të mbeturinave, 13 auditime të performancës si dhe 9 projekte të financuara nga fondet e donatorëve. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme