Zyra e Kryeministrit blen kondicioner të shtrenjtë, i kushtoi rrafsh 990 euro

Prishtinë | 25 Gus 2022 | 21:20 | Nga Ekonomia Online

Zyra e Kryeministrit Albin Kurti ka blerë një kondicioner. Për këtë blerje, janë shpenzuar gati 1 mijë euro nga buxheti i shtetit.

Në njoftimin për nënshkrim të kontratës të publikuar në e-Prokurim figuron se për blerjen e këtij gjeneratori ishte parashikuar të shpenzoheshin 999 euro, por në fund kontrata është nënshkruar për 9 euro më pak.

Në dosjen e tenderit nuk jepen shumë detaje rreth kësaj kontrate, vetëm jepen specifikat që duhet t’i ketë kondicioneri.

Edhe montimi do të përfshihet në çmimin total.

Kontratën e ka fituar kompania N.T.P “Primus – Engineering”, derisa nënshkrimi është bërë më 19 gusht.

Të ngjashme