Zyra e Kryeministrit do t’i drejtohet edhe Komisionit të Venecias për çështjen e mandatarit

Prishtinë | 27 Pri 2020 | 16:41 | Nga Ekonomia Online

Zyra e Kryeministrit do t’i drejtohet Komisionit të Venecias në rast se presidenti i vendit Hashim Thaçi ia jep mandatin një partie tjetër për formimin e Qeverisë.

Sipas njoftimit, përpos Gjykatës Kushtetuese do t’i drejtohen edhe këtij komisioni dhe se për këtë po shqyrtohet momenti i duhur.

“Përpos Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me raportin dhe rolin e presidentit në procesin e formimit të Qeverisë do t’i drejtohemi edhe Komisionit të Venecias. Jemi duke shqyrtuar format se si dhe kohën se kur një gjë e tillë mund të ndodhë”, është thënë nga Zyra e Kryeministrit për KOHËN.

Ministria në detyrë e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci sot, gjatë ditës përmes postimeve në Facebook, kanë kërkuar nga presidenti që ta publikojë shkresën përmes të cilës ia ka kërkuar LDK-së mandatarin.

Të ngjashme