Zyra e Kryeministrit i reagon Ramush Haradinajt për mos trajtim të protezave të invalidëve të luftës

Prishtinë | 28 Dhj 2021 | 10:21 | Nga Ekonomia Online

Zyra e Kryeministrit Kurti i është kundërpërgjigjur kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, sa i përket protezave për invalidët e UÇK-së, kjo pasi Haradinaj ka thënë se qeveria s’po i merr përsipër shpenzimet për ndërrimet e protezave.

ZKM përmes një komunikate për media ka deklaruar se Zyra për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së s’ka prnuar kërkesë sa i përket protezave.

“Zyra për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së, ju informon se nuk ka pranuar kërkesë për sa i përket protezave për invalidë veteranë e të cilën nuk e ka trajtuar. Kërkesa e fundit në lidhje me protezat për invalidë veteranë ka ndodhur vitin e kaluar gjatë qeverisjes së kaluar, ku është ndarë buxhet dhe shoqata e invalidëve veteranë është në zbatim e sipër të asaj kërkese”, thuhet në komunikatë.

Tutje ZKM njofton se Zyra për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta është e hapur për çfarëdo kërkese. 

“Zyra për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së është e hapur për shqyrtim dhe trajtim të çfarëdo kërkese, dhe çështjet e këtilla si ofrimi i protezave për invalidë veteranë do të konsiderohen ashtu siç edhe janë, esenciale. Synim e zotim i joni është institucionalizimi i këtyre shërbimeve, në mënyrë që të ketë organizim e strukturim të ofrimit të tyre dhe kujdesi për invalidët veteranë të jetë maksimal”, thuhet tutje.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se bashkëatdhetarët janë organizuar për ndërrimin e protezave pasi qeveria nuk i ka marrë përsipër shpenzimet.

“Gjatë Luftës Çlirimtare, mijëra bashkëluftëtarë u plagosën dhe u lënduan, e shumë prej tyre kanë nevojë për proteza për të ecur, parë e funksionuar normalisht në jetën e përditshme.Ato proteza duhet të ndërrohen periodikisht dhe pasi që janë të papërballueshme për xhepin e invalidëve, zakonisht qeveria merr përsipër këto shpenzime. Në mungesë të trajtimit dhe kujdesit për invalidët e luftës nga kjo qeveri, ka pasur organizim nga bashkatdhetarët, në rastin e ndërrimit të protezave për luftëtarët e dalluar të UÇK-së Naim Qerimaj dhe Selmon Hasanaj”, ka thënë Haradinaj.

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/463139678510719

Të ngjashme