Zyra e Kryeministrit reagon: Llap top-i është porositur nga Rexhep Hoti

Prishtinë | 25 Dhj 2018 | 14:13 | Nga Ekonomia Online

Zyra e kryeministrit ka reagur për mediat të cilat kanë raportuar se kjo zyrë ka porositur llap top në vlerë prej 1 mijë euro.

Reagimi i plotë:

“Zyra e Kryeministrit për hir të informimit të drejtë të qytetarëve, reagon ndaj shkrimit në mediet e shkruara, që për burim kanë portalin B.E, ku përmendet që Zyra e Kryeministrit ka porositur llap top në vlerë prej një mijë euro.

Për informimin e drejtë, Zyra e Kryeministrit ka shumë Agjenci që operojnë në kuadër të saj. Porosia në fjalë është bërë nga Zyra e Koordinatorit Nacional për Rini, z. Rexhep Hoti, për nevojat e projektit të tij për rininë.

Përkundër sqarimit paraprak për portalin në fjalë se në emër të kujt është bërë porosia, prodhuesi i lajmit ka refuzuar ta bëjë sqarimin e duhur për opinionin. Ky refuzim, konsiderojmë që po bëhet me qëllim të etiketimit dhe njollosjen e personave që janë të apostrofuar dhe në fotografinë me të cilën është ilustruar lajmi”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme