Zyra e Kryeministrit të Shqipërisë i reagon Haradinajt: Kosova është e ftuar në takimet e Mini-Shengenit

Prishtinë | 17 Dhj 2019 | 15:58 | Nga Ekonomia Online

Zyra e Kryeminstrit të Shqipërisë Edi Rama, i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit në largim të Kosovës Ramush Haradinaj, se Kosova nuk është e ftuar në takimet e Mini-Shengenit.

“Nisur nga një deklaratë e bërë nga kryeministri i dorëhequr i Kosovës sqarojmë se duke pasur parasysh formatin e takimeve rajonale si edhe faktin që në Kosovë ende nuk është formuar qeveria e re, Kosova është ftuar në nivelin më të lartë njësoj si në takimin e Ohrit, përmes ftesës drejtuar Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi”, thote Zyra e Shtypit e Kryeministrit njofton Abc News.

Të ngjashme