Zyra e Kuvendit: Në Vjenë kanë shkuar 9 veta, jo 30

Prishtinë | 07 Qer 2018 | 22:48 | Nga

Për arsye të raportimeve të pasakta lidhur me përbërjen e delegacionit të Kuvendit të Kosovës në vizitën zyrtare në Austri, Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit sqaron se delegacioni i Kuvendit nuk përbëhet nga 30 anëtarë siç është raportuar në disa media, por vetëm nga kryetari i Kuvendit dhe nga një përfaqësues i secilit grup parlamentar, pra gjithsej 9 persona.

Ndërsa zyrtarët e Qeverisë të cilët po qëndrojnë në Vjenë, nuk janë pjesë e delegacionit të Kuvendit, por pjesëmarrës në organizimin e Forumit Ekonomik që e ka organizuar Oda Ekonomike Austriake e ku janë të pranishëm edhe dhjetëra biznese ndërkombëtare.

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës po qëndron në Vjenë në funksion të diplomacisë parlamentare, për të takuar përfaqësuesit e Parlamentit të Austrisë për të diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe për përkrahjen e Austrisë për Kosovën në rrugën drejt integrimeve evropiane.

Të ngjashme