Zyra e Petkoviqit: Hyrja e FSK në veri, kërcënim ndaj serbëve

Prishtinë | 26 Sht 2022 | 09:13 | Nga Ekonomia Online

E ashtuquajtura zyre serbe për Kosovën ka dal me një komunikatë ku pretendohet se “hyrja e pjesëtarëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës në veri të Kosovës, që ka ndodhur ndodhur në komunën e Zubin Potokut, është kundër të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara”. Ky, siç pretendohet në komunikatë, “është një kërcënim i drejtpërdrejtë për popullin serb në veri të Kosovës”.

“Kjo është shkelje e drejtpërdrejtë e marrëveshjes së vitit 2013 me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, sipas të cilës pjesëtarët e asnjë formacioni ushtarak që vijnë nga Prishtina nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në veri të Kosovës pa miratimin e dyfishtë të komandantit të KFOR-it dhe katër kryetarëve serbë nga veriu, të cilët nuk i kanë dhënë këtë miratim”, shkruan në njoftimin e kësaj të ashtuquajturës zyre.

Në të gjithashtu pretendohet se nuk ka asnjë bazë apo justifikim për ndërhyrjen e FSK-së, por është e fundit në një sërë lëvizjesh që Albin Kurti po ndërmerr me synimin për të shkaktuar tensione, konflikte dhe destabilizimin e situatës në terren”.

“Nuk ka dyshim se lëvizje të tilla militante të Albin Kurtit përfaqësojnë vazhdimësinë e politikës së tij luftarake, qëllimi i së cilës është pushtimi i qetë por i dhunshëm i veriut të Kosovës, sepse Kurti është i vetëdijshëm se në asnjë mënyrë tjetër nuk mund t’i detyrojë serbët që ta njohin ndonjëherë atë. Kështu është edhe ndërtimi i “paligjshëm” i bazave të njësive speciale në veri të Kosovës, si dhe hyrjet e shpeshta të ROSU në zonat serbe nga Shtërpca deri në Leposaviq”, pretendohet në komunikatë.

Ata theksojnë se serbët nga Kosova “janë të shqetësuar” nga “kërcënimet e tilla dhe kërcitja e armëve”, por edhe “janë të vendosur që të mos bien pre e provokimeve”.

Të ngjashme