Zyra e BE-së reagon ndaj Daut Haradinajt

Prishtinë | 10 Pri 2017 | 16:04 | Nga

Deklaratat e deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, i cili ka thënë se nëse Ramush Haradinaj ekstradohet në Serbi, atëherë ai do t’i përgjigjet shteti serb me luftë, po shihen si kërcënim nga ana e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Zyra e Bashkimit Evropian, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka dënuar deklaratat kërcënuese për komunitetet, të cilat nxisin urrejtje ndëretnike, transmeton Gazeta Express.

“BE dënon deklaratat kërcënuese ndaj komuniteteve dhe etnive të tjera. Ato nxisin gjuhën e urrejtjes te minoritetet, pengojnë pajtimin si dhe dialogun”, ka shkruar zyra e BE-së.

“Munden me na fut në luftë, asgjë tjetër. Unë nuk e di për të tjerët, por unë e di për vete se në rast se gabojnë dhe bëjnë kësi veprime, atëherë të bëhen gati për tema më serioze. Nëse e duan Kosovën etnikisht pa serbë, atëherë le të bëjnë hajgare”, kishte thënë Haradinaj në një emision televiziv në RTV Dukagjini.

Pas kësaj, të shtunën pati reaguar edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie i cili e quajti deklaratën e Haradinajt si kërcënim për spastrim etnik, dhe se një gjuhë e tillë, sipas tij, nuk ka vend në Evropë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme