Zyrtare: Avdullah Hoti kandidat i LDK-së për kryeministër

Prishtinë | 16 Maj 2017 | 13:09 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka vendosur që kandidat i saj për kryeministër të jetë Avdullah Hoti, ministër aktual i Financave.

Vendimi u mor në Kryesinë e LDK-së, në një mbledhje të mbajtur sot, raporton Ekonomia Online.

Ndër emrat që janë përmendur për kryeministër nga radhët e kësaj partie ishte dhe ai i nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri. Por, në fund është vendosur për Hotin.

Sonte është edhe afati i fundit i caktuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) që partitë politike t’i paraqesin koalicionet me të cilët do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit.

Por, pas mbledhjes së Kryesisë, as kryetari Mustafa as ndonjë zyrtar tjetër, nuk kanë dashur të japin detaje nëse LDK-ja pritet të hyjë në ndonjë marrëveshje parazgjedhore.

Por, Mustafa është shprehur i bindur se LDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet.

Kryeministri në larim, Isa Mustafa, kishte paralajmëruar gjatë javës së kaluar, se ai nuk do të jetë i nominuari i këtij subjekti politik për kryeministër në zgjedhjet që mbahen më 11 qershor. “Duhet të hapim rrugë në LDK për kuadro. Duhet të hapim rrugë për njerëz të rinj”, tha Mustafa, gjatë një tubimi partiak në Istog.

LEXO EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/mustafa-nuk-jep-detaje-rreth-koalicioneve/

Të ngjashme