Zyrtare: Fatmir Matoshi emërohet ministër i MMPH-së

Prishtinë | 15 Tet 2018 | 19:44 | Nga Ekonomia Online

Ushtruesi i deritanishëm i detyrës së ministrit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi është zyrtarizuar si udhëheqës i këtij dikasteri.

Ai pas largimit të Albena Reshitaj ishte emëruar si u.d në këtë ministri më 2 gusht 2018, përcjell Klan Kosova.

Detyrat dhe përgjegjësitë e Ministrit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, janë të përcaktuara me rregulloren nr.02/2011 për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive e ndryshuar dhe e plotësuar me rregulloren nr.14/2017, me rregulloren nr. 15/2017 dhe me rregulloren nr.16/2017.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme