Zyrtare: Jo vetëm një, por dy komisione hetimore parlamentare për energjinë

Prishtinë | 05 Maj 2022 | 14:49 | Nga Ekonomia Online

Në takimin e shefave të grupeve parlamentare me kryetarin e Kuvendi të Kosovës, Glauk Kojufca është marrë një vendim lidhur me hetimet për energjinë.

Kjo është bërë e ditur nga Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjkufca.

Kërçeli tha se është vendosur që të krijohen dy komisione hetimore edhe ai i propozuar nga opozita, por edhe nga komisioni i pavarur nga mashoranca.

“Pas thirrjes së kryeparlamentarit të shefave të grupeve parlamentare për konsultime lidhje me formimin e komisionit hetimor për energjinë, është vendosur të krijohen dy komisionet hetimore edhe ai i propozuar nga opozita por edhe komisioni i propozuar nga mazhoranca”, theksoi ai.

Ndërsa seanca plenare e Kuvendit të Ksoovës, e ndërprerë dy herë radhazi sot pritet të vazhdojë në ora 15:00.

Të ngjashme