Zyrtarë nga Franca e Gjermania vizitojnë sot Kosovën

Prishtinë | 03 Qer 2019 | 08:13 | Nga Ekonomia Online

Një delegacion me zyrtarë të ministrive të jashtme, të Francës dhe Gjermanisë, do ta vizitojnë sot Kosovën.

Vizita e tyre vjen ne prag të Samitit të Parisit.

Delegacioni francez mësohet se përbëhet nga Alexandre Adam, zëvendëskëshilltar në kuadër të Presidencës së Francës, Thomas Bertin, Shef i Misionit për Ballkan në kuadër të Ministrisë së Jashtme të Francës, si dhe nga ambasadori Didier Chabert dhe Carole Blestel-Feffer.

Kurse, delegacioni gjerman përbëhet nga Matthias Lüttenberg, Shef i Divizionit për Marrëdhënie Bilaterale për Lindjen e Mesme dhe Evropën Jugore, nga Christian Hellbach, i cili është i Dërguar Special për Evropën Juglindore dhe Turqinë pranë Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, si dhe nga ambasadori gjerman Christian Heldt.

Delegacioni francezo-gjermanë së pari do të takohen me presidentin Thaçi.

Ky takim mësohet se do të ndodhë në mëngjes dhe do të jetë takimi i parë i tyre, duke vazhduar më pas me kryeparlamentarin Veseli, kryeministrin Haradinaj dhe ekipin për dialog.

Të ngjashme