Zyrtarë të Zyrës së Kryeministrit dhe ish- MIE-së në grevë për dy ditë më radhë

Prishtinë | 15 Jan 2021 | 17:43 | Nga Ekonomia Online

Një pjesë e zyrtarëve të Zyrës së Kryeministrit dhe  zyrtarë të ish- Ministrisë së Integrimit Evropian, që dy ditë janë në grevë.

Sipas komunikatës së kërkesë  të vetme kanë  anulimin e  Rregullores 01/2020 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Zyrën e Kryeministrit.

Ata kanë thënë se greva do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesës.

Komunikata e plotë:

Ju njoftojmë se mbi gjysma e zyrtarëve të Zyrës së Kryeministrit dhe zyrtarë të ish Ministrisë së Integrimit Evropian kanë hyrë në Grevë më 14 janar 2021 dhe kanë vazhduar atë ditën e sotme.

Kërkesa e vetme e grevistëve është: Anulimi i Rregullores 01/2020 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Zyrën e Kryeministrit.

Kjo Rregullore është duke u kundërshtuar për shkak të shkeljeve ligjore të cilat kanë ndodhur gjatë procesit të hartimit të saj. Grevistët e vlerësojnë se kjo Rregullore përbën shkelje të shumta procedurale dhe materiale të legjislacionit në fuqi.

Greva do të vazhdojë deri në Anulimin e Rregullores 01/2020 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Zyrën e Kryeministrit.

Këshilli Grevist në Zyrën e Kryeministrit. 

– Trendelinë Dreshaj; 

– Arlinda Likaj – Sejdiu;

– Arben Krasniqi. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme