Zyrtarët e LDK-së ndihen krenarë për zhvillimet e sontme

Prishtinë | 22 Dhj 2017 | 23:54 | Nga

Zyrtarët e LDK-së duket se i janë gëzuar dështimit të iniciativës së Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Ramush Haradinajt për të thirrur seancë të Kuvendit për të dalë në votim shfuqizimi i Gjykatës Speciale.

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me anë të një postim në Facebook ka treguar se ata janë të lumtur.

“Për net si këto, Përherë krenar me Lidhjen!”, ka shkruar Abdixhiku, nën foto, ku shihen deputetët e LDK-së së bashku me kryetarin e tyre, Isa Mustafa.

Kryesia e Kuvendit ka dështuar në marrjen e vendimit për të dalë në votim shfuqizimi i Gjykatës Speciale, pasi as në mbledhjen e dytë gjatë natës së sotme, nuk pati kuorum.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme