Zyrtarët e MPJ-së së Serbisë vizitojnë Kosovën

Prishtinë | 30 Tet 2019 | 11:00 | Nga Ekonomia Online

Zyrtarët e Ministrisë së Jashtme të Serbisë  po qëndrojnë për një vizitë dyditore në Kosovë.

Njoftimin për këtë vizitë e ka bërë e ashtuquajtura Zyre Serbe për Kosovën që drejtohet nga Marko Gjuriq.

Kjo zyre njofton gjithashtu se gjatë qëndrimit në Kosovës  dje dhe sot, përfaqësuesit e MPJ-së vizituan Hoçën e Madhe, Prizrenin dhe objektet fetare ortodokse atje, Patriarkanën e Pejës, Manastirin e Deçanit, etj

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme