Zyrtari britanik i emocionuar për qëndrimin në Kosovë: Është vend i mundësive

Prishtinë | 11 Qer 2022 | 12:16 | Nga Ekonomia Online

Komisioneri i Tregtisë për Evropën në Britaninë e Madhe, Chris Barton, është duke qëndruar këtë javë në Kosovë.

Ai vizitoi Kosovën për herë të parë dhe nëpërmjet një videoje ka treguar përshtypjet e tij për vendin dhe kosovarët, njofton Klankosova.tv.

Barton e përshkruan Kosovën si një vend shumë emocionues dhe që e priti shumë ngrohtë teksa thekson se ka shumë mundësi për bashkëpunim mes Britanisë së Madhe dhe Kosovës.

“Mirë se vini në Prishtinë, që është kryeqyteti i Kosovës, ku kam pritur një mirëseardhje shumë të ngrohtë, nga autoritetet kosovare, bizneset kosovare dhe bizneset e Mbretërisë së Bashkuar që investojnë në vend, dhe është një vend shumë emocionues. Unë mund ta ndiej dinamizmin e vendit, është një vend i ri që ka pavarësinë e tij pak më shumë se 14 vjet më parë dhe kudo që shikoj, mund të shoh provat e ndërtimeve të reja dhe shumë biznese që po bëhen”.

“Tani arsyet gjithashtu për të qenë shumë i emocionuar janë edhe për mundësitë këtu, mundësitë e veçanta në fushat e minierave, në aspektin e energjisë së rinovueshme, në aspektin e infrastrukturës, në aspektin e shërbimeve financiare dhe profesionale, të gjitha fushat ku Britania e Madhe ka shumë për të ofruar”, tha ai.


Të ngjashme