Zyrtari i LDK-së në Istog i bashkohet AAK-së, mbështet Bekë Berishën në garën për kryetar

Prishtinë | 30 Qer 2021 | 21:20 | Nga Ekonomia Online

Zyrtari i LDK-së Lorik Mehmetaj, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet që ka mbajtur deri më tani në LDK, komuna e Istogut.

Ai ka bërë të ditur se këtë hap e ka marr, pasi që tash e tutje punën dhe përkushtimin do t’i ja besojë kandidatit për kryetar të komunës së Istogut nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha.

Mehmetaj ndër të tjera tha, që së bashku me kandidatin Bekë Berisha, komunën e Istogut do të ua kthejm qytetarëve.

“Pas dorëheqjes time nga të gjitha funksionet në LDK-në e komunës së Istogut, ju njoftoj se do të rreshtohem në përkrahjen e kandidatit për kryetar komune në Istog, z.Bekë Berisha.

Besoj në punën dhe përkushtimin e deputetit në favor të qytetarëve, dhe unë do të jem njëri nga bashkëpunëtorët e shumtë të tij, që komunën e Istogut të ua kthejm qytetarëve”, ka shkruar Mehmetaj në Facebook.

Të ngjashme