Zyrtari i LDK-së: Lista Serbe ia ka gjetur hallin Albin Kurtit

Prishtinë | 01 Qer 2021 | 20:56 | Nga Ekonomia Online

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, ka reaguar pasi ministri Goran Rakiq e quajti hipokrit kryeministrin, Albin Kurti.

Gecaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se ish-kryeministri, Isa Mustafa kishte shkarkuar tre ministra të Listës Serbe, gjersa shtoi se Lista Serbe ia ka “gjetur hallin” Kurtit.

“Isa Mustafa kishte shkarkuar tre ministra të Listës Serbe, edhe pse asnjëri nga ata nuk e kishte marrë guximin ta quante as aktor, as gënjeshtar e as hipokrit … Kurtit duket se ja kanë gjetë hallin!”, shkroi ai.

Të ngjashme