Zyrtari i LDK-së reagon pas marrëveshjes për hekurudhat dhe autostradat

Prishtinë | 14 Shk 2020 | 11:07 | Nga Ekonomia Online

Skënder Hyseni i LDK-së ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes në Mynih mes Kosovës dhe Serbisë për autostradat dhe hekurudhat.

Përmes një postimi në Facebook, Hyseni e ka përkrahur këtë marrëveshje, shkruan lajmi.net.

Ka thënë se është një hap tjetër në drejtimin e duhur.

Postimi i plotë i Hysenit në Facebook:

Letra e Sekretarit amerikan Mike Pompeo është shumë e kjartë. Dialogu Kosovë-Serbi, në thelb ka njohjen e ndërsjellë midis këtyre dy shteteve. Koordinimi i ngushtë me SHBA-në dhe BE-në është jetik.
Nënshkrimi, sot në MSC, i edhe dy letrave të shprehjes së qellimit, ate për hekurudhat dhe ate për autostradën është edhe një hap në drejtimin e duhur!.

Të ngjashme