Zyrtari i LDK-së tregon dilemat që kanë për vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Prishtinë | 22 Dhj 2020 | 07:25 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministri nga radhët e LDK-së, Florian Dushi thotë se në parim Lidhja Demokratike e Kosovës respekton vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Ne nuk jemi si një pjesë e skenës politik që pranon vetëm vendimet që janë në favor të tyre, ndërsa tjerat jo”, tha ai në RTV Dukagjini.

Megjithatë Dushi thotë se LDK ka dilema për pjesë të caktuara të vendimit të Kushtetueses.

“Dilemat janë kryesisht te koha ku deputeti ka humbur mandatin. Ne mendojmë se aktgjykimi për dënimin e këtij deputeti është bërë në legjislaturën e kaluar. Prandaj edhe mandate I këtij deputeti është humbur në legjislaturën e kaluar. Ky deputet i është nënshtruar një procesi të rregullt të certifikimit brenda KQZ-së dhe në përputhje me aktvendimet e Gjykatës Supreme nga viti 2017. Supremja kishte konstatuar se e drejta për t’u zgjedhur nuk mund të cenohet”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme