Zyrtari i LDK-së: Vetëm një politikan i krisur merr anë në zgjedhjet amerikane

Prishtinë | 16 Tet 2020 | 20:29 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, e ka quajtur të krisur kreun e VV’së Albin Kurti pasi ky i fundit bëri thirrje që të votohet Joe Biden në garën për president të Amerikës e jo Donald Trump.

Gecaj ka shkruar se vetëm një politikan i krisur merr anë në zgjedhjet në ShBA.

“Veç një politikan i krisur merr anë në zgjedhjet amerikane”, ka shkruar Gecaj.

Kreu i VV’së, Albin Kurti sot gjatë ditës ka postuar një video-mesazh ku ka bërë thirrje që të votohet kandidati demokrat Joe Biden në garën presidenciale në ShBA që do të mbahet më 3 nëntor.

Të ngjashme