Zyrtari i LVV-së, Hotit: Zoti verë e paska bo

Prishtinë | 15 Shk 2021 | 10:12 | Nga Ekonomia Online

Një ditë pas fitores, zyrtari ligjor i Lëvizjes Vetëvendosje, Blerim Sallahu, ka ironizuar me kryeministrin në detyrë Avdullah Hoti, duke i thënë “Zoti verë e paska bo”.

Kjo pasi Hoti shpesh here shkruante gjatë fushatës, “Zoti verë e ka bërë”, ndërsa Sallahu e ka lidhur postimin e tij edhe me ngritjen e temperaturave, që për dallim nga ditët e kaluara ishtë shumë më ftohët.

“Avdullah Hoti, sot, Zoti verë e paska bo.

Vera Verë”, ka shkruar Sallahu në Facebook.

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar bindshëm në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke lënë prapa partitë e vjetra politike.

Të ngjashme