Zyrtari i Nismës: Vezët shkollë e Vetëvendosjes, tash durojini

Prishtinë | 23 Shk 2020 | 01:57 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e LV-së, Arbërie Nagavci, ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” për gjuajtjen me vezë ndaj zv/kryeministrit Avdullah Hoti.

Ajo ka thënë se të gjuash me vezë, nuk të bën në vetëvete opozitar.

Sipas Nagavcit, opozitarizmi duhet të jetë i bazuar në fakte e argumente, “me dhënie të propozimeve e ideve alternative”.

Ndaj këtij postimi ka reaguar anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Fazli Hoxha.

Ai ka thënë se po i vjen mirë që tash LV-ja po kupton se opozita nuk bëhet me vezë por me fakte e argumente.

“Nuk po dua të mbrojë askënd për veprimin e sotëm me vezë ndaj zv/kryeministrit Avdullah Hoti, por me çuditë një postim në Facebook i deputetes Arberie Nagavci e cila paska deklaruar:

“Të gjuash me vezë, nuk të bën në vetvete opozitar. Opozitarizmi duhet të jetë i bazuar në fakte e argumente, me dhënje të propozimeve e ideve alternative”.

“Pra nuk qenka mirë të gjuash dikë me vezë a? E për ju LVV-në paska qenë mirë atëherë kur gjuanit me vezë sa ishit në opozitë. Po me vjen mirë që tash po e kuptoni se opozita nuk bëhet me vezë por me fakte e argumente. Çka më bë tash këtë shkollë të vezëve ju e keni qitë në dritë, tash durojeni”, ka shkruar Fazli Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”.

Të ngjashme