Zyrtari i PDK-së: Pas Andi Bushatit, edhe tuxhari Agim Bahtiri po bën thirrje për rebelim

Prishtinë | 30 Mar 2020 | 12:11 | Nga Ekonomia Online

Betim Gjoshi i PDK-së, shkruan se pas Andi Bushatit që bëri thirrje për rrebelim, sot paska marrë ‘lapsin i padituri dhe zëdhënësi i koalicionit të shpresës Agim Bahtiri’.

Kujtojmë se Gjoshi dhe të tjerë, i kanë këto reagime pas deklaratës së zotit Bahtiri, që paralajmëroi ‘vëllavrasje’ në rast se nuk shpallen zgjedhjet e reja.

Postimi i Gjoshit në FB:

Pas Andi Bushatit që një ditë më herët i bënte thirrje Vetëvendosjes për Rrebelim, sot e paska marrë “lapsin” i padituri dhe zëdhënësi i Koalicionit të Shpresës Agim Bahtiri.

Lexone e degjone se çka fol ky tuxhari i kuajve!

Ky e sheh Kosovën punë therrtoreje të kafshëve.

Vetëvendosje e paska gjetur më në fund trumbetuesin e luftës vëllavrasëse që po e përmendin Komisarët e kësaj partie në Tiranë duke ndjellur fillimin e pranverës së përgjakshme shqiptare nga Kosova.

Të ngjashme